Rëndohet situata: Shkon në 58 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë

21:49 | 03 Korrik 2020

Shkon në 58 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e premte.

Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 58.

Të enjten, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 55 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

Në Kosovë aktualisht janë 1.296 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 3.178 raste pozitive, me 1.824 prej tyre që janë shëruar.

Komento: