RENEA aksion në kryeqytet, me snajper dhe autoblinda

18:02 | 04 May 2019

Operacion i Policisë.

FNSh dhe RENEA kanë ndërmarrë një operacion për prangosjwn e një shumë të kërkuari në zonën e Parisit nw Tiranw.

Identiteti i të shumëkërkuarit ende nuk bëhet i ditur.

Gazetari i RTV Ora, raportoi se personi i kërkuar dyshohet se fshihej në një prej pallateve në këtë zonë.

“Informacioni është dhënë nga qytetarët, pasi kishte informacion se një person banonte në një prej pallateve, ndërkohë kishin dyshime se personi ishte në kërkim nga policia. Më pas banorët kanë njoftuar policinë, e cila nisi aksionin për kapjen”.

Për rreth 120 minuta policia rrethoi zonën, ndërsa në pikat më të larta të pallateve janë vendosur edhe snajperë, e cili mendohej se fshihej në këtë zonë.

Personi në kërkim ka rrezikshmëri të lartë kriminale, ndërsa dyshohet si i përfshirë edhe në vr,asje.

Operacioni është kryer në bashkëpunim dhe me drejtori të tjera për llogari të Policisë së Shkodrës, pasi personi që ndodhet në kërkim ka dyshime të ketë lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër.

Deri tani mësohet se është shoqëruar vetëm një person, për të cilin nuk ka ende informacion.

Policia po mbledh prova materiale dhe po pyet banorë, të cilët mund të kenë dijeni për personin që dyshohet se ishte strehuar në një banesë me qira në këtë zonë.

Policia nuk ka ende një deklaratë për këtë operacioni.

Komento: