Blloku A-3 ka dalë nga funksioni.
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se po planifikon ta ndalë për 4-5 ditë njësinë A-3.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, KEK ka thënë se ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara dhe se nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.