Rënia e flokëve, një rast klinik konkret i paraqitur si pasojë e infeksionit.
Simptomat e koronavirusit janë vënë nën vëzhgim nga afër pas shfaqjes së mutacioneve shumë të transmetueshme.
Dëshmia e një gruaje ka sjellë një simptomë më pak të njohur në vëmendjen e njerëzve dhe ajo është humbja e flokëve shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
78 përqind e pacientëve me Covid të rëndë e kishin këtë gjendje të përbashkët
45 vjeçarja Abby Read, zhvilloi simptomën e veçantë pasi dy vajzat e saj, dolën pozitive për COVID-19.
Asokohe testet rutinë nuk ishin në dispozicion, veçanërisht për ata që nuk zhvilluan simptoma të zakonshme.
Ndërsa vajzat e Abbyit po shfaqnin simptoma të një kolle, lodhje dhe frymëmarrje të vështirësuar, Abby nuk përjetoi asnjë nga ato simptoma “klasike”.
Sidoqoftë, disa javë më vonë ajo u trondit kur njëra nga vajzat e saj vuri re një pjesë tullace në majën e kokës dhe pjesën e prapme.
Të dy pjesët kishin përafërsisht madhësinë e shuplakës së një dore.
Duke folur për emisonin ‘Devon Live’, Abby tha se:
Flokët e mi sapo ranë në grumbuj të mëdhenj. Ishte e tmerrshme dhe shumë e mërzitshme. Diskutohet rrallë kjo shenjë dhe ndihesha jo tërheqëse dhe e zënë ngushtë nga situata.
“Nuk kisha dëgjuar që të ishte simptomë e Covidit, por kur bëra disa hulumtime në internet lexova një raport që thoshte se 22 përqind e grave që kanë Covid vuajnë nga humbja e flokëve” – u shpreh ajo.
Pasi u këshillua me mjekun e saj, Abby u përshkruan kortikosteroide lokale anti-inflamatore që përdoren për të trajtuar humbjen e flokëve.
Vetëm pas gjashtë muajve më vonë, ajo filloi të shihte rritjen e flokëve të saj.