Rënie drastike e temperaturave, ky është parashikimi i motit

09:25 | 12 Gusht 2022

Rikthehen freskia dhe moti me shi në Kosovë, bien drastikisht temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që pritet të mbajë për dy ditë në Kosovë.
IHMK bën të ditur se gjatë dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Komento: