Rënie e lehtë e numrit të viktimave gjatë 24 orëve të fundit të Francë

23:00 | 04 April 2020

Edhe Franca po vazhdon të përballet me përhapjen e koronavirusit.

Mediat vendase raportojnë se në 24 orë kanë ndërruar jetë 441 persona, një numër më i ulët se një ditë më parë, ku kishte 588 të vdekur.

Numri i vdekjeve nga virusi vdekjeprurës COVID0-19 në Francë ka arritur në 7,560 që nga 1 marsi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo shifër përfshin spitalet dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, sipas zyrtarit më të lartë për shëndetësinë në Francë, Jerome Salomon.

Numri total i viktimave ka shkuar kështu në 5,532, të cilët kanë ndërruar jetë në spitale. Që do të thotë se 2,028 viktima janë kryesisht nga shtëpitë e të moshuarve.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në spitale ka arritur në 68,605 gjithsej. Kjo është rritur me më shumë se 4,000 nga 64,338 që ishte të premten. Edhe numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv në Francë tashmë është rritur në 6,838 nga 6,662 një ditë më parë.

Komento: