Rënie fatale nga kati i pestë, ndërron jetë një i moshuar

10:26 | 04 Qershor 2025
Rënie fatale nga kati i pestë, ndërron jetë një i moshuar

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në lagjen Muhaxherëve në Prishtinë, ku dyshohet se një person i moshuar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese. Trupi i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe forenzika.

Policia e Kosovës deri në këto momente nuk ka dhënë detaje.

Komento: