Rennes mposht Arsenalin

21:22 | 07 Mars 2019

Londinezët pësojnë në ndeshjen e parë.

Arsenal nuk e ka filluar më së miri fazën e 1/16-ës së finales, në kuadër të garave të Ligës së Evropës.

Londinezët kanë pësuar humbje në udhëtimin e tyre në Francë (1:3), ku përballë kishin skuadrën e Rennes, shkruan lajmi.net.

Arsenal e nisi shumë mirë këtë takim, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 4’ me anë të Alex Iëobi.

Megjithatë, në minutën e 41’ një veprim i pamenduar mirë i Sokratis Papastathopoulos i la ‘gunners’ me 10 lojtarë në fushë.

Po në atë minutë vendasit barazuan rezultatin, për të shkuar në pauzën 15 minutëshe me rezultat të barabartë.

Kurse, ishte Nacho Monreal i cili shënoi një autogol për të përmbysur skuadrën e tij, kur po luhej minuta e 65’.

Fitoren e vendasve e vulosi Ismaila Sarr i cili realizoi në minutën e 88′ të takimit, duke ia bërë gjithçka më të vështirë Arsenalit.

Arsenal do të ketë edhe një mundësi në Londër, në ‘Emirates Stadium’ që të kthejë situatën në favorin e vet.

Komento: