
Renovohen konviktet në Prishtinë.
Për disa muaj këto konvikte ishin qendër karantinimi. Prandaj për demet e shkaktuara nga banorët që qëndruan për dy javë në karantinë, kanë filluar rinovimet.
Por studentët që pritet t’u kthehen në tetor këtyre konvikteve presin që t’u kthehen edhe gjërat që u kanë humbur nga koha e karantinës.
Sido që të jetë, Arditi student i mjekësisë, është i kënaqur me kushtet që ofron qendra e studentëve në Prishtinë.
Që kushtet të jenë edhe më të mira për 4000 studentëve të rinj, flet edhe drejtori i përgjithshëm i Qs.
Konkursi për ta pritet të hapet së shpejti.
Numri i të pranuarve do të do të jetë i njëjtë si vitin që shkoi.
Ndërkohë ende nuk dihet se a do të ndryshojë çmimi apo ai do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar. Për këtë gjë vendos ministria e Arsimit.
Në konviktet në Prishtinë ku do të pranohen 4 000 studentë të rinj, përparësi kanë ata që vijnë nga qytetet që janë më larg Prishtinës.