Reparti i Gjinekologjisë në këtë komunë të Kosovës pa gjinekolog tash e një vit

21:22 | 09 Tetor 2020

Në një komunë të Kosovës reparti i Gjinekologjisë është pa gjinekolog tash e një vit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj në mungesë të gjinekologëve.

Hapësira është i mbushur përplot pajisje mjekësore.

Edhe Reparti i Gjinekologjisë në Qendrën e Shëndetësisë së Skenderaj ekziston.

Por, gjithë këto pajisje mjekësore ka kohë që nuk përdoren.

Kjo pasi që në QKMF në Skenderaj, nuk ka të punësuar asnjë gjinekolog.

Andaj edhe vizitat e pacientëve këtu janë të rralla.

Drejtori i Qendrës Osman Veliu thotë se gjinekologu i fundit la punën para një viti ndërsa dy të tjerë u pensionuan.

Andaj, pacientët që dëshirojnë të kryejnë këtë kontroll, detyrohen të shkojnë në spitale të qyteteve tjera për trajtime gjinekologjike

Sipas tij synim i gjinekologëve të Skenderaj është të punojnë në QKUK.

Veliu poashtu iu bën thirrje për gjinekologët që dëshirojnë të punësohen në Qendër.

Ndërkaq njëjtë mendon edhe Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Skenderaj Ibush Hetemi, ka thënë se për këtë cështje kanë biseduar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

Se mungesa e gjinekologëve po ua vështërison jetën qytetarëve e thotë edhe infermierja në repartin e gjinekologjisë Myrvete Ajeti.

Komento: