
Reperi i njohur kosovar ka shtruar iftarw pwr ‘Jetimat e Ballkanit’.
Reperi i mirënjohur shqiptar, Capital T njihet edhe për bamirësi. Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht në situata me të cilat është përballur populli shqiptar.
Jo rrallë Capitalin e kemi parë edhe përkrah humanistit të mirënjohur, Halil Kastrati, me të cilin edhe kanë bashkëpunuar për projekte të shumta bamirësie.
E së fundmi rep-artisti shtroi iftar për “Jetimat e Ballkanit”, e cila ka ndihmuar shumë njerëz me kushte të vështira ekonomike.

Po ashtu rep-artisti e ka publikuar edhe një fotografi me humanistin Kastrati. Disa fotografi i ka publikuar edhe ky i fundit, teksa e ka falënderuar Capital T për iftarin.
“Iftari i 15 te Jetimat e Ballkanit Pergaditja dhe shperndarja e Iftarit ne kuzhinen tone Sot na nderoj me shperndarjen e ketij Iftari edhe Capital T i cili ishte edhe donator i ketij Iftari. Bamires Zoti kurr mos ju humbte”, shkroi ai krahas fotografive.
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” është krijuar në fund të vitit 2009.

