“Republika” te “Çka ka shpija” është fejuar, dalin pamjet nga momenti kur i propozon partneri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Republika” te “Çka ka shpija” është fejuar, dalin pamjet nga momenti kur i propozon partneri

11:16 | 22 Nëntor 2022

Fejohet “Republika” te “Çka ka shpija”, dalin pamjet nga momenti kur i propozon partneri.

Aktorja nga Kosova, Teuta Krasniqi e njohur për rolin e saj si Republika në “Çka ka shpija” ka zbuluar një lajm të bukur.

Partneri i saj prej vitesh, Agon Kajolli i ka propozuar aktores në një ishull ekzotik.

Në foto, Teuta shihet e veshur me fustan të bardhë pranë partnerit të saj të ulur në gjunjë.

Në një intervistë që dha një vit më parë për Prive, aktorja theksoi se ka tre vite me partnerin e saj.

“Jam shumë e përmbushur.

Kam një lidhje të shëndoshë dhe jemi shumë mirë.

Kemi plane por do t’i mbajmë për vete dhe kur të vijë koha për t’i publikuar do t’i shohë dhe publiku”, tha ajo.

Komento: