Reshitaj doli kundër vendimi të partisë, ky është reagimi i Ramush Haradinajt

22:49 | 03 Prill 2021

Albena Reshitaj doli kundër qëndrimit të partisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pasi deputetja e kësaj partie, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku po votohet për presidentin e vendit.

Haradinaj thotë se sot është njoftuar nga Reshitaj se ajo po dëhiron të marrë pjesë në votim, ndërsa thotë se ajo ka dalë kundër qëndrimit të partisë.

“E para që është me rëndësi, si subjekt politik nuk na është kërku vota. Sot jam i informuar nga Albena Reshitaj se po mendon me marrë në seancë, unë e kam shpreh qëndrimin tim kundër, pra nuk jam dakord si kryetar partie, meqenëse ky është vendimi i partisë që të mos marrim pjesë në seancë. Pra ky është vendim i saj individual”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet se a është e vërtet që Reshitaj do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa thotë se nuk e kanë diskutuar këtë.

“Nuk e kemi diskutuar, nuk e kam të qartë”, tha Haradinaj në Debat Plus.

Komento: