Muaji dhjetor do të mbyllet me temperatura më të larta se normalja.
Deri të dielën do të ketë masa ajrore të qëndrueshme. Edhe pse vranësirat do të jenë prezentë kjo javë do të mbyllet pa reshje.
Krishtlindjet këtë vit nuk do të kenë reshje. Ndërkohë nga mëngjesi i sotëm ka pasur rënie të temperaturave dhe do të vijojnë. Gjatë kësaj jave luhatja e temperaturave do të jetë me rënie dhe rritje, por nuk do të ketë një ulje drastik.
Kjo javë do të jetë konstante sa i përket vlerave termike. Zonat malore ngjiten edhe 12 apo 13 gradë. Do të kemi një mesditë të ngrohtë, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jetë të ftohta tipike të dhjetorit. Ndërkohë muaji dhjetor është parashikuar me temperatura të larta dhe pritet të mbyllet me temperatura më të larta se normalja.