Reshje të mëdha bore në zonat malore – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Reshje të mëdha bore në zonat malore

18:18 | 14 Maj 2019

Reshje të mëdha borë kanë përfshirë disa zona të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja dhe Hercegovina është përfshirë nga moti i ligë, i shoqëruar me reshje të mëdha të shiut që kanë përfshirë disa fshatra, e ndërkohë në disa zona ka pasur edhe reshje të borës sikur të ishte dimër.

Rajoni i Krajinas është përfshirë sot nga një stuhi e madhe bore.

Sipas mediave boshnjake dicka e tillë është e pazakontë.

Reshjet e borës në këtë pjesë kanë shkaktuar probleme në komunikacion, ndërkohë në disa pamje të publikuara shihet se si një kamion i madh ka ngecur në rrugë si pasojë e stuhisë së borës.

Reshjet e shiut kanë përmbytur edhe disa zona në Kroacia e Serbi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!