
Reshtje të mëdha të shiut ka pasur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Sa herë që bie shi në Prishtinë, tuneli i cili gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë vërshohet nga uji.
Edhe sot shkallët dhe tuneli që të dërgon në stacionin e autobusëve në kryeqytet janë mbuluar nga uji.
Anipse, Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti ka investuar në restaurimin e këtyre shkallëve, ende nuk ka gjetur një zgjidhje sa u përket vërshimeve gjatë ditëve me shi.
