Reshje të mëdha të borës, gjendje e jashtëzakonshme

21:32 | 13 Shkurt 2019

Bora e madhe ka paralizuar pjesën lindore të Kanadasë.

Është bërë mbyllja e dhjetëra institucioneve arsimore dhe anulimin e qindra fluturimeve ajrore, nga Toronto drejt bregut të Atlantikut që kalon nga Montreali.

Flokët e dendur të dëborës kanë vijuar pa ndërprerje që prej së martës pasdite. Mbi 30 centimetër dëborë e freskët mbuloi rrugët e Montrealit paraditen e sotme, sipas shërbimeve të qytetit dhe meteorologjisë kombëtare.

Deri të mërkurën në mbrëmje, trashësia e dëborës pritet të arrijë mes vlerës 35 dhe 40 centimetër në metropolin e Kebekut, duke shënuar për momentin stuhinë më të fortë të këtij dimri.

Komento: