Reshjet e borës bllokojnë edhe këtë magjistrale

11:25 | 10 Janar 2019

Po vazhdojnë edhe më tej reshjet e mëdha të borës.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, rrugët në Kosovë janë bërë të pakalueshme.

Qytetarët kanë ankesa drejt komunave të cilat po vonojnë me pastrimin e rrugëve nga bora.

Lexuesit kanë dërguar fotografi të magjistrales Prishtinë-Podujevë, ku shihet se rruga nuk është pastruar nga bora.

Rrugët janë bërë kaos, ndërkohë që përgjegjësit për pastrimin e tyre nuk po arrijnë ta kryejnë punën e tyre në kohë reale.

Problem të njëjtë nga mospastrimi i borës kanë edhe magjistralet tjera, si ajo Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Ferizaj.

Komento: