Reshjet e borës bllokojnë rrugët e Prishtinës, kjo është gjendja e tyre

08:22 | 10 Janar 2019

Dje gjatë gjithë ditës moti në Kosovë është karakterizuar me reshje të borës.

Gjatë natës reshjet e borës kanë pasur intensitet shumë me të lartë se dje ditën, ndërsa thellësia e borës është mjaft e madhe ku reshjet ende vazhdojnë, si shkak edhe rrugët janë bllokuar.

Rrugët në Prishtinë si në lagjen Dardania, ashtu edhe në qendër të kryeqytetit janë të mbuluara krejtësisht me borë.

Edhe përkundër kësaj, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve nuk janë parë ende në intervenim.

Komento: