Reshjet e borës, kjo është gjendja në rrugët e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reshjet e borës, kjo është gjendja në rrugët e Kosovës

10:22 | 03 Janar 2019

Rrugët nacionale të vendit janë të kalueshme në të gjithë vendit, pavarësisht reshjeve të borës.

Megjithatë, ka vështirësi në disa rrugë për qarkullim.

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme përveç pjesëve malore që ka vështirësi në komunikacion.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për Telegrafin ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel të vendit është e mirë dhe janë të kalueshme.

“Me raportin e marr në ora 8:00 nga menaxherët e shtatë rajoneve të Kosovës, gjendja e rrugëve është e mirë, kujdestaria në mbrëmje ka hedhur kripë në rrugët që janë kompetencë e ministrisë dhe në mëngjes në ora 05:00 ka filluar intervenimi me pastrim të rrugëve të rrugëve dhe hedhjes së kripës në tërë vendim. Të gjitha rrugën në Kosovë janë të kalueshme”, tha Kadriu.

Ai tregoi se në rrugët malore ka vështirësi në qarkullim.

“Në pjesët malore ka vështirësi , por jo me ndërprerje të komunikacionit”, tha ai.

Komento: