Reshjet e borës në Kosovë, ja ҫfarë po ndodh në rrugët e këtij qyteti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reshjet e borës në Kosovë, ja ҫfarë po ndodh në rrugët e këtij qyteti

18:59 | 03 Janar 2019

Ditët e para të vitit 2019 kanë filluar me borë në Kosovë.

Mobilizim më i gjerë dhe tërësisht i strukturuar vërehet këtë vit nga ana e autoriteteve lokale në menaxhimin e situatës nga reshjet e borës, përkatësisht heqjen e saj nga akset rrugore në territorin e Ferizajt.

Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave si dhe operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, përkatësisht heqjen e borës, janë vazhdimisht në terren të shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt me makineritë e tyre të rënda për pastrimin e rrugëve.

Raportimet nga terreni paraqesin gjendje të kalueshme në të gjitha rrugët lokale dhe ato që lidhin fshatrat me qytetin, ndërkohë një gjendje më e rënduar evidentohet në zonën malore të Jezercit dhe rrugët përskaj, ku niveli i lartë i reshjeve të borës ka bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve, ndonëse është bërë edhe ky intervenim.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili ka njoftuar se autoritetet lokale bashkë me operatorët ekonomik janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje, andaj në funksion të evitimit të fatkeqësive eventuale, ai ka apeluar për kujdes të shtuar nga vozitësit si dhe shmangie të qarkullimit përreth zonave malore.

Komuna e Ferizajt, si asnjëherë më parë ka ngritur dhe mobilizuar gjithë infrastrukturën e nevojshme në funksion të mirëmbajtjes dimërore të akseve rrugore, për të shmangur bllokimin e zonave të caktuara si dhe evituar fatkeqësitë njerëzore.

Komento: