Reshjet e borës përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, IHK apel vozitësve për kujdes të shtuar

08:05 | 21 November 2024
reshjet-e-bores-perfshijne-gjithe-territorin-e-kosoves,-ihk-apel-vozitesve-per-kujdes-te-shtuar

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.

IHK njofton se reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Instituti u rekomandon ngasësve të veturave të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

IHK për të premten parashikon mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm.

Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Fundjava parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.

Komento: