Reshjet e borës, policia ka një apel për qytetarët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reshjet e borës, policia ka një apel për qytetarët

13:07 | 23 Shkurt 2019

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.

Ndryshimet e fundit klimatike, përfshirë edhe reshjet e borës në disa zona të vendit, po krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitshme.

Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në apelin e policisë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Komento: