Reshjet e bores, vetura e FSK-së bie në humnerë

10:30 | 05 Shkurt 2020

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 9 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani një personit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Komento: