Reshjet e dendura në këtë shtet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Reshjet e dendura në këtë shtet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

23:19 | 14 Maj 2019

Reshje të mëdha ka përfshirë Evropën këto ditë.

Në Bosnje dhe Hercegovinë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sidomos në disa vende, janë përmbytur një numër i madh i shtëpive dhe fushave, derisa në Banjallukë është shpallur situatë e jashtëzakonshme.

Fshatarët janë mobilizuar me masa mbrojtëse gjatë gjithë natës, duke u munduar të kanalizojnë ujin e shumtë.

Kryetari i qytetit të Banja Llukës, Igor Radojiq ka shpallur situatë të jashtëzakonshme në disa pjesë të komunës, mirëpo mëngjesin e sotëm ai ka informuar se situata ngadalë po normalizohet dhe për tani nuk pritet ndonjë rrezik i përmbytjeve të mundshme.

Në disa pjesë të qytetit Doboj është bërë evakuimi i popullatës.

Përmbytje me intensitet të madh është shënuar edhe në rrethin e Maglajt, ndërsa më kritike ishte nëpër fshatrat e Maglajve, ku uji që kishte ardhur nga përmbysjet kishte shkaktuar dëme të mëdha nëpër shtëpi dhe objekteve ndihmëse

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!