Reshjet e dendura të borës lënë më shumë se 600 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në ShBA

23:20 | 23 Shkurt 2026
reshjet-e-dendura-te-bores-lene-me-shume-se-600-mije-shtepi-dhe-biznese-pa-energji-elektrike-ne-shba

Që nga pasditja e së hënës, më shumë se 600 mijë shtëpi dhe biznese në verilindje të SHBA-së janë pa energji elektrike për shkak të stuhisë së fortë të borës, raporton BBC,

Shteti më i prekur është Massachusetts, me gati 300 mijë shtëpi e biznese pa energji, përfshirë 85% të konsumatorëve në Barnstable County, i cili përfshin Cape Cod dhe zonat përreth, sipas poweroutage.us.

Edhe New Jersey është goditur rëndë, me 125 mijë shtëpi e biznese pa energji. Shtete të tjera të prekura përfshijnë Delaware dhe Rhode Island

Komento: