Reshjet e dendura të borës – Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve

03:08 | 25 December 2024
reshjet-e-dendura-te-bores-–-ministria-e-infrastruktures-njofton-per-gjendjen-e-rrugeve

Të gjitha rrugët janë të kalueshme megjithë reshjet e dendura të borës gjatë të martës, ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas ministrisë, ekipet e mirëmbajtjes dhe operatorët ekonomikë të kontraktuar janë angazhuar maksimalisht për të siguruar standardet më të larta të cilësisë, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse.

“Përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, kemi arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë thirrje për shoferët e këmbësorët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë.

“Shoferët ftohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë, të jenë të vëmendshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat e nevojshme”, thuhet tutje.

Komento: