Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar

19:56 | 07 Shkurt 2026
reshjet-e-dendura-te-bores-ne-japoni,-45-te-vdekur,-mbi-500-te-lenduar

Japonia është goditur rëndë nga reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive, të paktën 45 të vdekur dhe më shumë se 500 të plagosur janë regjistruar që nga 20 janari.

Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Niigata regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, me 17 dhe me mbi 170 të plagosur.

Reshje bore pati në qytetin e Aomorit dhe Wakkanai, me shumë automjete të bllokuara në dëborë.

Shumica e vdekjeve u regjistruan pasi viktimat përpiqeshin të pastronin borën nga çatitë e tyre ose përreth shtëpive të tyre. Dimri i këtij viti ka sjellë kaos në 15 nga 47 prefekturat e vendit, me borën që arrin dy metra në disa vende.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar për reshje të mëtejshme të dendura dëbore në zonat bregdetare perëndimore dhe veriore gjatë fundjavës.

Komento: