Reshjet e mëdha të shiut, ndërpritet ndeshja Gjermani-Danimarkë

21:56 | 29 Qershor 2024
reshjet-e-medha-te-shiut,-nderpritet-ndeshja-gjermani-danimarke

Është ndërprerë përkohësisht ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës, e vlefshme për 1/8 e finales në Euro 2024.

Shkak për këtë janë bërë reshjet e mëdha të shiut që po bien në Dortmund, shkruan Gazeta Express.

Rezultati momental deri në këtë moment ishte i barabartë, 0:0.

Mbetet të shihet se çka do të ndodh me këtë ndeshje.

Komento: