Reshjet e mëdha të shiut shkaktojnë përmbytje në Klinë, e merr uji këtë pjesë të qytetit

16:27 | 31 Dhjetor 2020

Në komunën e Klinës janë bërë vërshimet.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Kosovës.

Shumë fshatra kanë përfunduar nën ujë, e derisa në disa zona të Dukagjinit banorët kanë mbetur të bllokuar.

Nën ujë është edhe një pjesë e fshatit Volljak të Klinës. Në disa pamje që kanë ardhur në adresë të Reporterit shihet tërësisht e mbuluar nga uji pjesa tek “Guri i Zi”.

Raportime për vërshime gjatë ditës ka pasur edhe në disa fshatra të Istogut e Deçanit.

Për dy ditët e para të vitit 2021 në Kosovë është parashikuar të mbajë mot pa reshje atmosferike.

Komento: