Reshjet e shiut, Gjilanin e merr uji, pamundësohet lëvizja e qytetarëve nëpër rrugë.
Të reshurat që kanë mbretëruar në Kosovë në dy ditët e fundit i kanë vënë në telashe shumë komunave të Kosovës për shkak të infrastrukturës së dobët.
Një prej tyre ishte edhe Gjilani. Gjatë ditës së sotme ka pasur rreshje të rrepta shiu në këtë qytet që kanë rezultuar me bllokimin e gypave të kanalizimit për përcjelljen e ujit me ç’rast janë bllokuar rrugët.
Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Metro, në disa pjesë uji arrin deri në gju, ndërsa kalimtarët e kanë të pamundur të kalojnë nëpër rrugë.
Në pamjet e siguruara nga Metro shihet se gjendja aktuale e rrugëve të Gjilanit është e pakalueshme për këmbësorë dhe e vështirësuar edhe për automjete.