Reshjet e shiut shkaktuan vërshime të mëdha, shënohet tri vdekjet e para

15:32 | 24 June 2020

Janë shënuar tri vdekjet e para nga vërshimet që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Tre persona kanë vdekur nga reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Qindra njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Vërshimet i kanë prekur rajonet perëndimore Ivano-Frankivsk, Chernivtsi, Zakarpattya dhe Lviv, shkruan “Free Europe”.

Tri rastet fatale u regjistruan në distriktin Verkhovyna të rajonit Ivano-Frankivsk, zonë që është izoluar për shkak të rrugëve të vërshuara.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov, e kanë vizituar zonën e prekur nga vërshimet.

Shërbimet emergjente kanë raportuar se rreth 5,000 shtëpi në 187 fshatra janë të vërshuara.

Përderisa shumë banorë qëndruan për t’i ruajtur pronat, Avakov tha se rreth 800 persona janë zhvendosur që nga fillimi i të reshurave të hënën.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këto janë vërshimet më të mëdha në shumë vite. Kjo ministri gjithashtu njoftoi se i ka dërguar katër helikopterë, një aeroplan dhe 150 ushtarë në zonat e prekura për të ofruar ndihmë për banorët.

Komento: