Reshjet e vazhdueshme, Komuna e Lipjanit: Gjendja me vërshime është rënduar

20:26 | 10 Janar 2026
Reshjet e vazhdueshme, Komuna e Lipjanit: Gjendja me vërshime është rënduar

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, gjendja me vërshime është rënduar në territorin e kësaj komune.

Sipas një njoftimi të kësaj komune, gjendja më e rënduar paraqitet në këto lokalitete: Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime.

“Si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar dy ura, njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme, po ashtu dëmtime në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare”.

Kjo komunë njëherësh ka bërë me dije se ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante.

“Ekipet janë në terren, duke menaxhuar situatën dhe duke ofruar ndihmë sipas mundësive dhe nevojave të paraqitura.

Po ashtu, jemi në koordinim të plotë me Stacionin Policor në Lipjan dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Lipjanit, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe menaxhimit sa më efikas të situatës emergjente.

Komuna e Lipjanit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, dhe i fton ata të tregojnë kujdes të shtuar deri në stabilizimin e plotë të situates”, theksohet më tej

Komento: