Reshjet në Prishtinë, 15 udhëtarë evakuuohen nga një autobus

22:19 | 23 Qershor 2024
reshjet-ne-prishtine,-15-udhetare-evakuuohen-nga-nje-autobus

Pesë udhëtarë janë evakuuar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin e kishte të pamundur të qarkullonte shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.

Mjeti transportues, kishte mbetur në nënkalimin tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtori i Emergjencave Lulzim Fushtica.

“Jemi duke punuar që ta largojmë autobusin, por për momentin e kemi të pamundur për shkak se e ka lëshuar ajri”, tha Fushtica për Klankosova.
Gjendje paraqitet tejet e rënduar në Prishtinë, si shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.

Komento: