Retkoceri propozimin e VV-së për faljen e tatimit në pronë e ka quajtur mashtrim

15:54 | 07 Dhjetor 2023
retkoceri-propozimin-e-vv-se-per-faljen-e-tatimit-ne-prone-e-ka-quajtur-mashtrim

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të kryeqytetit është duke u mbajtur momentalisht.

Fjalën pas Gëzim Sveçlës nga VV e  ka marr Leutrim Retkoceri nga PDK-ja.

Ai tha se është paradoks e mashtrim falja e tatimit në pronë, nga partia në pushtet, pasi këta të fundit e kanë rritur vetë.

“Ne po duam ti falim 100 euro e të lehtësohet barra e qytetarëve sa është e rëndësishme tema aq e vlefshme është rritja se kush e solli rritjen e tatimit në pronë, partia në pushtetin nacional q është përgjegjësja që e ka bërë tatimin në pronë sot po vjen me falë atë kjo është paradoks e mashtrim dhe për këtë mjeshtrin e kanë të padiskutueshme”, tha Retkoceri.

Retkoceri thotë se PDK-ja nuk do t’i miratojë propozimet e tilla.

“Propozimit që nuk kanë dakordancë dhe mbrojtjen e interesit publik ne si PDK nuk i miratojmë por jemi të gatshëm të bëjmë propozime të cilat i mbron qytetarët për vlerën e tatimit”, ka thënë ai

Komento: