Reus – Dortmund, merrë fund çdo dilemë

19:32 | 27 April 2023

Reus nënshkruan kontratë të re me Dortmundin.

Marco Reus do të vazhdojë me Borussia Dortmundin edhe për një sezon tjetër.

Mesfushori gjerman sot ka nënshkruar kontratë të re deri në qershorin e vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Reus është pjesë e Borussia Dortmundit prej vitit 2012, kur erdhi nga Borussia Monchengladbach.

Ai njihet për besnikërinë e tij ndaj klubit verdhezi gjatë tërë karrierës.

Reus tani është në përfundim të karrierës. Ai është 33-vjeçar tani, pas një muaji do t’i mbush 34.

Komento: