Reus merr lajmin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reus merr lajmin e madh

21:42 | 05 Janar 2019

Marco Reus votohet futbollisti më i mirë gjerman për vitin 2018.

Ky është verdikti i sondazhit të organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit, ku tifozët i dhanë më shumë vota se të tjerëve sulmuesit të Borussias së Dortmundit, i cili duket se ka rilindur pas një periudhë të vështirë dëmtimesh të njëpasnjëshme.

Sigurisht që 2018-ta nuk ishte për t’u mbajtur mend për përfaqësuesen e Gjermanisë, që u eliminua që në fazën e grupeve të “Rusi 2018”, apo e përfundoi e fundit fazën eliminatore të Ligës së Kombeve dike rënë në Ligën B.

Gjithsesi, Reus është ndër të paktën që u ka shpëtuar kritikave të tifozëve, çka u reflektua dhe në përzgjedhjen e tij si më i miri futbollist gjerman për vitin 2018.

Reus mori 33.9% të votave, duke lënë pas Joshua Kimmich (31%) edhe Leroy Sane (10.3%).

Komento: