Marco Reusit do t’i skadojë kontrata me skuadrën e Dortmundit, ndërsa në verë mund të ndërrojë ambient.
Ai nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës me “verdhezinjtë”, ndërsa shumë skuadra të njohura po interesohen për shërbimet e tij.
“Sky Sport” i Gjermanisë të shtunën ka shkruar se menaxheri i Reusit tashmë është në Leipzig për të biseduar për një transferim të mundshëm.
33-vjeçari Reus në 12 paraqitjet e tij të para këtë edicion me Dortmundin në të gjitha garat, ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me katër asistime.