
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas Reuters, në protestë morën pjesë mijëra qytetarë, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Protesta u mbajt në Prishtinë pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.