Reuters: Putin thotë se luftës në Ukrainë ‘‘po i vjen fundi”

23:55 | 09 Maj 2026
reuters:-putin-thote-se-luftes-ne-ukraine-‘‘po-i-vjen-fundi”

Vladimir Putin ka thënë se ai mendon që luftës në Ukrainë po i afrohet fundit.

Këto komente të Putin,  erdhën vetëm disa orë pasi ai kishte premtuar fitore në Ukrainë gjatë paradës më të reduktuar të Ditës së Fitores në Moskë në vitet e fundit, raporton .

“Mendoj se kjo çështje po shkon drejt fundit”, u tha Putin gazetarëve për luftën Rusi-Ukrainë, konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu tha se do të ishte i gatshëm të negocionte marrëveshje të reja sigurie për Evropën dhe se partneri i tij i preferuar për negociata do të ishte ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder.

Komento: