Reuters raporton mbi deklaratat e Kurtit në Kanal10 për pranimin e të deportuarve nga SHBA

13:26 | 12 Dhjetor 2025
Reuters raporton mbi deklaratat e Kurtit në Kanal10 për pranimin e të deportuarve nga SHBA

Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar mbi intervistën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhënë mbrëmë në “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ku ai foli për marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara të Amerikës. 

Në intervistën në Kanal10, Kurti konfirmoi se vendi ka filluar të pranojë persona të deportuar nga Shtetet e Bashkuara që nuk janë shtetas të Kosovës.

Kurti tha se deri më tani janë mbërritur vetëm një ose dy persona nga grupi fillestar prej 50 të deportuarish.

Reuters vuri në dukje se kjo është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të gjetur partnerë ndërkombëtarë që të pranojnë persona të treta shtete, ndërkohë që Kosova ka treguar gatishmëri edhe për marrëveshje të ngjashme me Danimarkën dhe Britaninë e Madhe. /Gazeta10

Komento: