Revulocion i madh te Milani, edhe Maldinit i rrezikohet pozita

09:33 | 25 Maj 2019

Askush në klubin e Milanit tanimë nuk e ka pozitën e sigurt në pozitën menaxheriale.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, të gjithë janë në shqyrtim dhe një revolucion tjetër mund të ndodhë pas dy viteve të fundit, përcjell ORAinfo.

Gazeta Milanese raporton se edhe pozitën e Paolo Maldini, dora e djathtë e drejtorit sportiv Leonardo, se është e pasigurtë.

Gjithashtu edhe Leonardo është më në rrezik dhe CEO Ivan Gazidis është në punë për të mbyllur një marrëveshje me Lucas Campos nga Lille si zëvendësim i tij.

Sidoqoftë, edhe pozicioni i Maldinit është i pasigurt, me legjendën e rossonerëve që lidh figurën e tij profesionale me atë të Leonardos.

Pozicioni i tij po fillon të lëkundet edhe për arsye të tjera.

Ata që e zgjodhën atë si një figurë themelore për të forcuar identitetin e klubit presin një inkurajim më të madh nga ana e drejtorit strategjik, pavarësisht se ishte përvoja e tij e parë drejtuese pas përfundimit të karrierës së tij të pasur si futbollist. /ORAinfo/

Komento: