Rexhaj: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, po të ngritej më herët Kosova do të ishte në avantazh

21:58 | 12 Shtator 2024
rexhaj:-aktakuza-kunder-radoiciqit-u-vonua-shume,-po-te-ngritej-me-heret-kosova-do-te-ishte-ne-avantazh

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar.

Ai tha se përsëri është “më mirë vonë se sa kurrë”, por që sipas tij nëse kjo aktakuzë do ngritej më herët, Kosova do ta përdorte politkisht edhe në dialog.

“Është e vonshme, shumë e vonshme. Paramendoni që kjo aktakuzë të ngritej më herët, në cfarë avantazhi do ta vendoste Kosovën. Kurti s’do kishte nevojë ta kërkonte ekstradimin e Radoiciqit, do ta kishte si levë në duar një proces gjyqësor diku ka mesi apo me rrugë të kaluar ku do ishim me gojën plot. Në këtë aspekt nuk na ka ndihmuar gjyqësia përkundrazi na ka vonuar. Më mirë vonë se kurrë. Ky sistem i drejtësisë është i njëjti që ia ka hequr fletarrestin ndërkombëtar Radoiciqit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ndryshe, aktakuza për rastin Banjska është ngritur dje ndaj 45 personave.

I akuzuari kryesor është kryeterroristi Milan Radojçiq.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Komento: