Rexhaj i VV-së: Serbia po ushtron ish- gjeneralët e ushtarakët për sulm ndaj Kosovës, por do ta gjejnë përgjigjen

18:38 | 02 Korrik 2024
rexhaj-i-vv-se:-serbia-po-ushtron-ish-gjeneralet-e-ushtaraket-per-sulm-ndaj-kosoves,-por-do-ta-gjejne-pergjigjen


Arbër Rexha i Lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca se në Serbi po përgatiten për sulm në Kosovë është e bazuar në deklaratën e drejtorit të Policisë dhe akterëve relevant.

“Deklarata e Konjufcës është pasuese sepse paraprakisht një deklaratë e tillë e ka dhënë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, ku ai flet për një rrezik eventual i cili mund të vijë drejtpërdrejtë prej strukturave kriminale për të cilat po ushtrohen në veri. Poashtu një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe kryeministri dhe akterët relevant të vendit”, tha ai.

Rexhaj, thotë se Serbia me ndërtimin e bazave të saj në kufi me Kosovën, përbën rrezik, duke thënë se strukturat kriminale dhe mafioze të saj, të cilat ushtrojnë nëpër bazat ushtarake, marrin paga dhe kjo paraqet rrezik për Kosovën.

”Duke e parë Serbinë që ka me dhjetëra baza ushtarake në kufi me Kosovën, e së fundmi e ka ndërtuar edhe një, besoj që kjo përbënë njëfarë rreziku e që Serbia pra nuk besoj që kot në pistat ushtarake ushtron ish -gjeneralët dhe ushtarakët që kanë dalë në pension, strukturat kriminale e mafioze të cilët ushtrojnë nëpër bazat e tyre dhe marrin pagë dhe natyrisht besoj që kjo është një rrezik eventual i cili i kanoset Kosovës, sepse nuk besoj që ato ushtrime bëhen kot”, deklaroi deputeti i VV-së.

Deputeti i VV-së thotë se nëse Serbia ndërmerr veprime të tilla, ajo do ta gjejë përgjigjen siç e kishte gjetur nga forcat e sigurisë së Kosovës.

”Në këtë rast, besoj që për çdo veprim që do të ndërmarrë Serbia përpos këtyre akterëve kriminal do ta gjejnë përgjigjen ashtu siç e kanë gjetur nga Forcat tona të Sigurisë”, shprehet Rexhaj.

Komento: