Rexhaj: Opozita nuk mund t’u ikë zgjedhjeve përherë, për VV-në mund të mbahen qysh në gusht

19:12 | 05 Korrik 2024
rexhaj:-opozita-nuk-mund-t’u-ike-zgjedhjeve-perhere,-per-vv-ne-mund-te-mbahen-qysh-ne-gusht


Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje thotë për “Front Online” se VV qëndron shumë mirë në sondazhet e publikuara, duke marrë përkrahje të madhe nga qytetarët.

Ai thotë se krejt ky rezultat vjen si rezultat i punës së mirë të qeverisjes

“Në sondazhe të brendshme, në të jashtme dhe ato që po publikohen çdo gjashtë muaj LVV qëndron aty ku ka qenë edhe më përpara, pra te 50%.  Sondazhet po tregojnë një përkrahje të madhe qe VV i ka arritur falë punës së mirë të kryeministrit dhe kabinetit qeveritar”, tha ai.

Rexhaj thotë se janë të gatshëm për zgjedhje jo në tetor por qysh në gusht, por sipas tij, opozita po u ikë atyre duke ju thënë se s’mund të ikin përherë.

“Ne edhe si pozitë jemi dashtë të merremi vesh për mënyrën e shkuarjes në zgjidhje, duke i ftuar partitë opozitare në takim, ata nuk donin zgjedhje. Mbledhjet në VV mbahen në shumë nivele ku ne përherë diskutojmë për gjëra të ndryshme dhe ajo që mund të them është që ne mund të shkojmë në zgjedhje qysh nesër, pra edhe në gusht madje”, tha ai.

Rexhaj thotë se opozita nuk mund t’u ikin zgjedhjeve përherë.

” Meqë s’ka pasë dakordancë të shkohet për nja dy muaj në zgjedhje s’besoj që opozita ka udhëzimë të shkojë në zgjedhje tash. Natyrisht a nuk mund t’u ikin zgjedhjeve përherë dhe besoj që do të kemi zgjedhje, ato zgjedhje do të jenë të rregullta”, tha deputeti i VV-së.

Komento: