Rexhep Selimi i dhuron kryeministrit Kurti flamurin e UÇK-së

14:00 | 05 Shkurt 2020

Rexhep Selimi viziton Kryeministrin Kurti, ia dhuron flamurin e UÇK-së.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi sot ka vizituar Kryeministrin, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Selimi i ka bërë dhuratë flamurin e UÇK-së Kurtit duke i uruar fitore të reja.

“Urime Kryeministër! Me faqe t’bardhë drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Albin Kurti dje zyrtarisht mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.

Kurti bërë vizitën e parë si Kryeministër në kompleksin memorial “Adem Jashari në Prekaz.

Komento: