Rexhep Selimi: Kjo është një qeveri kot me 100 ditë të kaluara kot

12:15 | 09 Tetor 2020

Rexhep Selimi ia rendit vërejtjet 100 ditëshit të qeverisjes Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka thënë se qeveria e Avdullah Hotit është qeveri kot me 100 ditë të shkuara kot.

Selimi pas fjalës së kryeministrit Hoti ka thënë se qeveria që udhëheqë vjen nga një dekret me jokushtetues i Thaçit me Hotin, raporton Gazeta Express.

“Kemi të bëjmë me një qeveri kot dhe poashtu me 100 ditëshin e shkuar kot. Kjo qeveri duhet ta përsërisim se kjo qeveri është ilegale përshkak se vjen nga një dekret jokushtetues i Thacit për Hotin. Duam ta përsërisim se qeveria është pa fituesin e zgjedhjeve dhe nuk e ka mazhorancën në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Selimi.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se vendimi i parë i Hotit ka qenë heqja e reciprocitetit me Serbinë.

“Qeveria vendimin e parë e ka marrë heqjen e reciprocitetit me Serbinë. Nuk e ka pasur qëllim vetëm Kurtin por rrëzimi ka ndodhur për t’i hequr masat ndaj Serbisë. Në 100 ditëshin e saj kjo qeveri e përbysi suksesin e Kosovës në suksesin e pandemisë, duke e kthyer Kosovën në vendin e parë për keqmenaxhimin e pandemisë. Mbështetur në atë se çfarë përfaqëson kjo qeveri, e mbi të gjitha krahasur me qeverinë që këta kanë rrëzuar është një qeveri koti”, tha Selimi.

Komento: