Rexhep Selimi paraljmëron: Nismat e bllokuara nga LDK,PDK, NISMA,AAK e Srbska do të procedohen tani

13:46 | 08 Qershor 2020

Selimi: Dy seanca këtë javë – nismat e bllokuara nga LDK,PDK, NISMA,AAK e Srbska do të procedohen tani.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tregoi se cfarë u fol në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e mbajtur pak më parë.

Selimi deklaroi se ketë javë do të këtë dy seanca në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova

“Sapo përfundoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovë me kryetarët e Grupeve Parlamentare, si rrjedhojë do të kemi dy seanca në këtë javë ku njëra seancë do të posedojë shumë nisma dhe votime kurse tjetra do të jetë solemne me rastin e përvjetorit të çlirimit të Kosovës”.

Selimi tregoi se ajo që u shpërfaq në këtë mbledhje është çasja jo-parimore të shumicës së krijuar “jolegjitimisht” në Parlamentin e Kosovës.

“Ajo që u shpërfaq sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është casja jo parimore e shumicës ilegjitime e krijuar në Kuvendin e Kosovës”.

“Ne sot futëm në agjendë të gjitha nismat që pothuajse janë të njëjtat që grupet parlamentare i kishin refuzuar, pra ato nisma që i kanë bllokuar gjatë pandemisë që kanë të bëjë drejtpërdrejtë me masa në mbrotje dhe mbështetje të qytetarëve atëherë që i kanë bllokuar sot i kanë sjellë në Kuvendin e Kosovës për t’i proceduar”.

“Sot ne u morëm me punën e Qeverisë Kurti që është e pashmangshme nga Qeveria ilegale e Hotit, ajo çfarë po shfaqet sërish është që mazhoranca e re as atëherë s’e kishte hallin tek shëndeti i qytetarëve qysh as tash se ka një hall të tillë, aksioni i tyre politik mbetet brenda kornizave vetëm brenda grupacioneve politike”.

Selimi deklaroi se nuk janë kundër këtyre procedurave, por është për t’u çuditur se si para një kohe bllokoheshin pikërisht nga këto Grupe Parlamentare dhe i linin qytetarët pa mbështetje financiare.

“Të gjitha pothuajse nismat që ishin bllokuar nga LDK-PDK, NISMA-AAK dhe Srbska e të tjerët në atë kohë u penguan kur intensiteti i pandemisë ishte në nivel të lartë, kurse tani u pranuan duke i procedura me një shpejtësi. Tash ato janë procedurat dhe s’jemi kundër, por pse u bllokuan deri tash pra që i lanë qytetarët pa mbështetje financiare dhe menaxhim të COVID-19.Ka projektligje të cilat ka pasur edhe në atë kohë nga subjektet të caktuara politike, por ka shumë vendime që në atë kohë qeveria i kishte marrë por priste përgjigjen e parlamentit, por që nuk erdhi për shkak të bllokimit që ishte bërë në atë kohë nga këto parti”, deklaroi Selimi.

Komento: