Rexhep Selimi reagon për Ligjin për Dialogun, ja si e quan

20:34 | 02 February 2019

Po vazhdon të mbahet seanca e Kuvendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës nuk ka shkuar asnjë herë ligj më palidhje për t’u votuar sesa Ligji për Dialogun.

“Po të kishte zbatim të Kushtetutës pse duhet ky ligj, që të respektohet Kushtetua dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës. Ky ligj tenton ta shkelë kushtetutën dhe paradoksalisht ta zëvendësojë atë. Kur dihet kush e ka sponsorizuar këtë ligj dihen edhe qëllimet”, ka thënë Selimi.

“Për aq sa ishin në sallë deputetë e mazhorancës më shumë se 10 herë na ftuan të jemi pjesë e këtij delegacioni. Pse po na ftoni se na doni kaq shumë? Natyrisht që jo. Ta zëmë se kaloi ky ligj dhe nuk po e leni Thaçin të vendosë për Kosovën. Edhe pas miratimit të këtij ligji kush do të takohet me Vuçiqin ju a Thaçi? Na tregoni si do ta pengoni? Ky delegacion është ‘backing vocal’ i Thaçit në bisedime.A ka ndonjë ligj për raportet me Shqipërinë? Nuk ka. Nuk e di çfarë keni marrë yrysh që t’i shkoni Thaçi dhe Vuçiqi në tavolinë, një tavolinë që nuk do ta prekni kurrë”.

Komento: