Erdogan e ndërpren intervistën televizive duke e përmendur një dhimbje në stomak.
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, të martën e ka ndërprerë një intervistë të drejtpërdrejtë televizive përpara se të kthehej dhe të kërkonte falje, duke thënë se kishte probleme me stomakun.
Udhëheqësi 69-vjeçar turk të martën mbajti tre fjalime në fushatën elektorale në drejtim të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 14 majit.
Ai do ta përfundonte natën duke u shfaqur live në një intervistë të përbashkët për Ulke TV dhe Kanal 7.
Megjithatë, paraqitja e tij televizive filloi më shumë se 90 minuta vonesë dhe më pas u ndërpre në mes të një pyetjeje dhjetë minuta pas fillimit shfaqjes.
Kamera u drodh dhe gazetari që bënte pyetjen u ngrit nga karrigia kur u ndërpre transmetimi.
“Oh ëoë,” u dëgjua një zë i paidentifikuar duke thënë jashtë kameras. Erdogan në studio rreth 15 minuta më vonë për të kërkuar falje që nuk ndjehej mirë.
“Dje dhe sot ishin punë të vështira. Kjo është arsyeja pse mora një virus që të kap në stomak”, tha Erdogan.
“Në një moment, pyesja veten nëse do të keqkuptohej nëse do të anulonim programin. Por ne premtuam. Kërkoj faljen tuaj dhe të audiencës”, ka thënë Erdogan pasi u krithye në emision, shkruan France24, transmeton Klankosova.